Në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi” ka rënë në pranga 27-vjeçari me iniciale B.Ç., banues në Tiranë.
Arrestimi i të riut ka ardhur pas kallëzimit të një 15-vjeçareje, pasi ajo deklaroi para uniformave blu se ai i kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto ose video intime për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Kjo është verifikuar nga ana e policisë, që ka publikuar dhe një pjesë të mesazheve kërcënuese nga 27-vjeçari drejt të miturës.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.