Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihmë ushtarake me vlerë 175 milion dollarë në vendet baltike, Estonisë, Letoni dhe Lituani, për vitin 2020, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Estoneze.
Deklarata thotë se Uashingtoni, me 125 milion dollarë ndihmë të përgjithshme ushtarake, ka caktuar për herë të parë një pesëdhjetë milion dollarë shtesë për ngritjen e aftësive ajrore të atyre tre ish-republikave sovjetike, që, sipas ekspertëve të shumtë ushtarakë, është pika e tyre e dobët, raporton AP.
“Qëllimi i SHBA-së është forcimi i pozicioneve të pengimit dhe mbrojtjes në shtetet e Balltikut në hapësirën ajrore, dhe veçanërisht në mbrojtjen ajrore”, është thënë në deklaratë.
Tre shtetet baltike, të cilat u bashkuan NATO-s në 2004, janë aleatë besnikë të SHBA, kujton AP, duke theksuar se që të trija kufizohen me Rusinë.