Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i shërben qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit europian.
Është kjo deklarata e përbashkët e Shefit të Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Në këtë moment kritik të historisë europiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit europian.”
Në deklaratë nënvizohet se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok.
“Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik”.
Dy kryediplomatët thonë në deklaratën e tyre se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor, pasi sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët.