Kryesore SHBA: BE të çelë negociatat me Shqipërinë brenda vitit

SHBA: BE të çelë negociatat me Shqipërinë brenda vitit

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës, Gabriel Escobar tha sot që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, do të ishte mirë të nisnin brenda këtij viti, gjatë një raportimi përpara senatorëve amerikanë.

Ai tha se Ballkani Perëndimor ka anëtarësimin në BE si të vetmen alternativë.

“Sinjali më i mirë do të ishte nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit. Anëtarësimi në BE është e vetmja alternativë për rajonin”, u shpreh Gabriel Escobar.

Gabriel Escobar foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi se palët duhet të lënë mënjanë dallimet.

“Po mbështesim gjithashtu dialogun për arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës. Dialogu është një proces ku palët duhet të tejkalojnë dallimet”, tha Gabriel Escobar.