SHBA dhe Kina janë mbledhur së bashku në bisedime të rralla hapësinore nga frika e përplasjes në Mars. Bisedimet kishin të bënin me sigurinë e sondave të tyre në planetin Mars.
Të mërkurën, Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA), lëshoi një deklaratë të shkurtër me anë të së cilës bëri të ditur se ka mbajtur takime dhe komunikime të nivelit të punës që nga muaji Janar deri ne muajin Mars 2021, me Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës NASA.
Kina tha se takimet kishin të bënin me “shkëmbimin e të dhënave për të siguruar fluturimet e sondave në Mars.”
Aktualisht, si SHBA ashtu edhe Kina kanë misionet e tyre në Mars. Ndërsa Rover Perseverance i NASA zbarkoi në Shkurt 2021 dhe ka filluar eksplorimin, Tianwen-1 i Kinës po përgatitet për një ulje në planet në muajin Maj ose Qershor. Përveç dy vendeve është bërë e ditur se edhe Emiratet e Bashkuara Arabe po orbitojnë Marsin por nuk do të përpiqen të zbarkojnë.