Presidenti Joe Biden bëri të ditur se SHBA dhe Kina kanë rënë dakord që të rifillojnë komunikimin ushtarak mes tyre për të lehtësuar tensionet në rritje. Kjo ishte hera e parë që udhëheqësit, Biden dhe Xi Jinping kishin folur personalisht pas më shumë se një viti.
“Ne i jemi kthyer komunikimeve të drejtpërdrejta, të hapura dhe të qarta,” tha ai pas takimit me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Presidenti Biden deklaroi gjithashtu se 2 udhëheqësit kishin rënë dakord që të vendosnin një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me njëri-tjetrin.
Gjatë një konferencë për shtyp, Presidenti Biden u shpreh se mungesa e komunikimit mes tij dhe Xi Jinping ishte një “aksident”, teksa shtoi se të dy presidentët tanimë mund të marrin telefonin dhe të komunikojnë drejtpërdrejtë mes tyre.
Presidenti Biden deklaroi se bisedimet me Xi Jinping ishin nga diskutimet më konstruktive dhe produktive që ata kanë pasur.
Përveç rifillimit të komunikimeve ushtarake, të dy palët njoftuan disa marrëveshje të tjera.
Kujtojmë se Kina ndërpreu komunikimet ushtarake-ushtarake vitin e kaluar pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin. Pekini e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si territorin e tij dhe ka kërcënuar ta aneksojë me forcë nëse është e nevojshme.