Administrata Trump ka diskutuar javën e kaluar mbi mundësinë e kryerjen e një prove bërthamore, e cila do të ishte e para që pas vitit 1992.
Lajmi u njoftua nga gazeta “Washington Post” të premten në mbrëmje e cila përmendi një zyrtar të lartë dhe dy ish-zyrtarë që kishin dijeni rreth çështjes.
Tema u shfaq gjatë një takim të zyrtarëve të lartë që përfaqësojnë agjencitë më të larta të sigurisë kombëtare pas akuzave nga administrata se Rusia dhe Kina po kryejnë prova bërthamore me intensitet jo shumë të lartë, sic shkruan gazeta. Megjithatë takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje për të kryer një provë bërthamore.
Zyrtarët amerikanë morën vendim për të marrë masa të tjera në përgjigje të kërcënimeve që paraqet Rusia dhe Kina dhe për të shmangin rifillimin e provave bërthamore, thuhet në artikull. Zyrtarët amerikanë nuk i janë përgjigjur kërkesës së gazetës për komente mbi këtë çështje.