Bota “SHBA drejtohet nga zonja pa fëmijë”, Jennifer Aniston kritikon JD Vance: Lutem...

“SHBA drejtohet nga zonja pa fëmijë”, Jennifer Aniston kritikon JD Vance: Lutem që vajza jote të ketë fat të lindë fëmijët

Jennifer Aniston ka kritikuar kandidatin për zëvendëspresident të Donald Trump, JD Vance, për komentet që ai bëri duke i quajtur demokratët një “grumbull zonjash pa fëmijë dhe me jetë të mjerueshme”.

Aktorja e Friends, postoi një intervistë të Vance, e cila është shpërndarë gjerësisht që nga përzgjedhja e tij si kandidati i Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. “Me të vërtetë nuk mund ta besoj se kjo vjen nga një zëvendëspresident i mundshëm i Shteteve të Bashkuara”, shkroi ajo në Instagram.

“Gjithçka që mund të them është… Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijët e saj një ditë. Shpresoj se ajo nuk do të ketë nevojë t’i drejtohet IVF-së si një opsion i dytë. Sepse ti po përpiqesh t’ia heqësh edhe atë asaj”, shkroi Aniston.

Aktorja më parë ka folur hapur për vështirësitë e saj dhe përpjekjet për të pasur fëmijë përmes fekondimit in-vitro (IVF). Muajin e kaluar, Vance votoi për të bllokuar legjislacionin e propozuar nga demokratët për të garantuar aksesin në IVF në mbarë vendin.

Në klip, Vance kritikoi zëvendëspresidenten Kamala Harris sepse ajo nuk ka fëmijë biologjikë. Vance i tha ish-prezantuesit të Fox News, Tucker Carlson, se SHBA-ja drejtohej nga “një tufë zonjash pa fëmijë, të cilat janë të mjera për zgjedhjet që kanë bërë dhe po kështu duan të bëjnë të mjerë edhe pjesën tjetër të vendit. Shikoni Kamala Harris, Pete Buttigieg, Alexandria Ocasio-Cortez, e gjithë e ardhmja e demokratëve kontrollohet nga njerëz pa fëmijë. Si ia kemi dorëzuar vendin tonë këtyre njerëzve?”, tha ai.