Shtëpia e Bardhe do heq të gjitha kufizimet në nëntor për qytetarët e huaj që hyjnë në Amerikë dhe kërkon vaksinim të detyrueshëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt kufijve të saj.
Kufizimet e fluturimeve hiqen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në 2020. Ndalimet e fluturimeve u vendosen fillimisht nga Donald Trump dhe ky vendim u zgjat kur Biden mori pushtetin në Janar 2021.
Deklarata e nënshkruar nga presidenti Biden të hënën detyron linjat ajrore t’i kërkojnë statusin e vaksinimit udhëtarëve përpara se të hipin në avionë. “Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të largohen nga kufizimet”, thuhet në deklaratën e Biden.