Politika SHBA i përgjigjet indirekt opozitës: Krah SPAK në luftën kundër korrupsionit, krimit...

SHBA i përgjigjet indirekt opozitës: Krah SPAK në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur qëndrimin e tyre se janë krah institucioneve të reja të drejtësisë.

Mes akuzave që vijnë nga opozita për drejtësinë e re, SHBA thekson se i qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

Kjo deklaratë u bë pasi përfaqësues të SPAK zhvilluan një seminar koordinues me SPKA, përfshirë edhe Altin Dumanin.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër. Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut”, njofton Ambasada Amerikanë në Tiranë.