Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 800 mijë dollarë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Kalanë e Krujës si edhe në objektet historike që ndodhen në Durrës dhe Prezë.
Lajmin e dha ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një takim me ministren e Kulturës, Elva Margariti.
Kim theksoi se SHBA do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë.