Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në SHBA kaloi pragun e 10 000 vdekjeve sot, sipas një raporti nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Vendi ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë të lidhura me COVID-19, me 347 003 të infektuar dhe 10 335 vdekje.
Zyrtarët e Shëndetit Publik dhe Shtëpia e Bardhë kanë paralajmëruar se javët e ardhshme ka të ngjarë të shihen shpërthime kulmore të koronavirusit dhe shtrimeve në spitale, gjithashtu edhe norma e vdekjeve pritet të rritet në mënyrë të mprehtë.
Aktualisht, Nju Jorku vazhdon të jetë është epiqendra e pandemisë në SHBA, ndërsa Luiziana, Miçigani, Ilinoisi dhe Kalifornia janë gjithashtu zona të nxehta.