Ambasada e SHBA, rivuri sërish theksin sot tek vijimi i reformës në drejtësi.
Zëvendës Shefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski në Konferencën “Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas”, u shpreh se “Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit”.
“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtëisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, tha Dan.
Më tej, Dan Koski shtoi se Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar ëndrrën shqiptare është ende e gjatë.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për ta ndërtuar këtë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të zbuluar rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund të angazhohen në sipërmarrje duke krijuar mundësi ekonomike për veten dhe të tjerët”, tha ai.