Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se shtetet të cilat mbështesin presidentin rus, Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës, do të jenë në anën e gabuar të historisë.
“Kina pretendon të jetë neutrale, por sjellja e saj e bën të qartë se ajo ende po investon në lidhje të ngushta me Rusinë”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, shkruan BBC.
Që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Kina ka kërkuar të qëndrojë neutrale ndaj konfliktit, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore.
Por, në një bisedë telefonike të zhvilluar të mërkurën, presidenti i Kinës Xi Jinping e siguroi presidentin rus Putin për mbështetjen e Pekinit për sovranitetin dhe sigurinë e Moskës, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Tregtia dypalëshe e Kinës me Rusinë u rrit në tremujorin e parë të vitit, me 28% nga një vit më parë, sipas të dhënave të doganave kineze.