Punëtorët amerikanë që refuzojnë të kthehen në vendet e tyre të punës, pasi janë të frikësuar se mos infektohen me koronavirus, nuk do të përfitojnë nga paketa e ndihmës së papunësisë.
Autoritetet deklaruan se shumë punonjës do të përballen me një situatë të tillë gjatë kësaj jave, por duhet të vendosin pasi nëse nuk kthehen në vendin e tyre të punës, ata nuk do të marrin më ndihma.
Ata shtuan se masat shtrënguese po lehtësohen pikërisht për të rikthyer në jetë ekonominë e paralizuar nga pandemia.
Sipas një urdhri të guvernatorit republikan të Xhorxhias, Brian Kemp, berberët, palestrat, sallonet e bukurisë do të hapen nga e premtja, ndërsa restorantet mund të fillojnë punë ditën e hënë.
Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se Kemp duhet të bëjë atë që është e drejtë për njerëzit e mirë të Xhorxhias.
Karolina e Jugut do të lejojë hapjen e dyqaneve me pakicë nga java e ardhshme, ndërkohë që edhe në Teksas dhe Tennesse do të ketë lehtësim të masave.