Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov ka dalë së fundmi me një deklaratë që parashikohet të jetë serioze, nisur nga statusi zyrtar i tij.
“Edhe ushtria amerikane pranon mundësinë e një konflikti bërthamor. Ndërkohë ata gabojnë duke menduar se një shkatërrim i tillë do të prekë vetëm Rusinë dhe Europën. Është jashtëzakonisht dritëshkurtër. Amerika nuk do të jetë në gjendje të fshihet pas oqeanit ndërkohë që shkatërrimi bërthamor do të prekë këdo”, paralajmëroi ai, teksa ka shtuar se askush nuk do të fitonte nga një konflikt i tillë.
Më herët termat në fjalë i ka përdorur vetëm Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë, por i cilësuar si një lloj ‘skifteri’ i retorikës radikale.