Departamenti Amerikan i Shtetit bën me dije se ka vendosur një shpërblim që arrin deri në 7 milion dollarë për këdo që jep informacion për lokalizimin dhe kapjen e Abu Ubaydah Yusuf al-Anabi.
Al Anabi konsiderohet si një njeri shumë i rrezikshëm dhe kreu i organizatës terroriste të Al Kaedës në Maghreb.
Më herët, ai ka shërbyer si shefi i propagandës së Al Kaedës deri në momentin që trupat franceze në Mali vranë Abdelmalek Droukdel.