Në një kohë kur Presidenti Ilir Meta dhe opozita thotë se nuk do të këtë zgjedhje ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë deklaron se Shqipëria do mbajë zgjedhje më 30 qershor
Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve amerikanë, ambasada i njofton ata për procesin zgjedhor të së dielës.
“Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki më 30 qershor 2019.
Ngjarja: Zgjedhjet komunale në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen më 30 qershor 2019. Votimi është planifikuar që nga ora 7:00. deri në orën 7:00.
Zgjedhjet do të mbahen në çdo komunë shqiptare. Numërimi do të pasojë në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë disa ditë në disa komuna”-thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, këshillohen shtetasit amerikanë të shmangin zonat ku mund të ketë konflikte.
“Jini vigjilentë rreth qendrave të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore. Shmangni çdo zonë që ka shenja të dhunës.
Monitoroni mediat lokale për të qenë të përditësuar me zhvillimet”.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar sot vëzhguesit dhe përkthyesit e ambasadave të huaja që ndodhen në Tiranë dhe që do të ndjekin nga afër votimet e 30 qershorit për bashkitë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të monitorojë votimet me të paktën 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka caktuar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes për 30 qershorin, po ashtu edhe Ambasada e Italisë ka akredituar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes.
KQZ ka marrë vendim edhe për akreditimin e dy televizioneve ndërkombëtare, siç është Al Jazeera dhe televizioni austriak, ORT.