Prej datës 7 Qershor, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, e rendit Shqipërinë në vendet me rrezik të ulët nga Covid.
Lajmin e mirë e dha ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
“Prej datës 7 Qershor CDC e rendit Shqipërinë në “Nivel 1”: Nivel i ulët i Covid-19. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për qejf apo për biznes. Bashkëngjitur shihni rekomandimet e CDC https://t.co/wi94ojlNMR?amp=1”, shkruajti ambasadorja në postimin e saj në Twitter.
As of June 7, 🇺🇸 CDC has upgraded Albania to “Level 1: Low Level of COVID-19”. This is good news for Americans who wish to travel to Albania for fun or business. See attached for CDC recommendations. https://t.co/wi94ojlNMR
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 8, 2021