Kryesore SHBA sqaron: Flamuri amerikan nuk ka lidhje “manifestimin” e sotëm

SHBA sqaron: Flamuri amerikan nuk ka lidhje “manifestimin” e sotëm

Pasi Presidenti Ilir Meta e valëviti flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tubimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i menjëhershëm ka qenë reagimi ambasadores Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim me komentin e saj i ka dhënë një “shuplakë” Metës.

“E surprizuar të shikoja flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruan Kim në një postim në Twitter, duke dhënë mesazhin e saj të fortë edhe përmes simbolikave si fakti që fjalën manifestim e ka vënë në thonjëza.