Avionët luftarakë amerikanë u ulën për herë të parë në histori në një rrugë civile, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake që kishte si synim përgatitjen e Forcave Ajrore për një luftë të mundshme.
Një pjesë e një autostrade në Miçigan u mbyll për 5 orë të enjten, në mënyrë që avionët amerikanë, të modelit A-10C, të përfundonin operacionin stërvitor. Në trajnim morën pjesë edhe avionët C-146A që përdoren për transport në operacione speciale.
Pamje të stërvitjes u publikuan nga Garda Kombëtare e Miçiganit dhe Departamenti i Transportit të shtetit amerikan. Në video avionët shihen teksa bëjnë zbritje në mes të autostradës, duke treguar aftësi të mira manovruese edhe në një territor të kufizuar si rrugët civile.
Koloneli James Rossi, komandanti i operacionit dhe Qendrës së Gatishmërisë Luftarake i Forcave Ajrore Amerikane, tha se kjo stërvitje kishte si synim përgatitjen e pilotëve për të fluturuar dhe për të bërë zbritje të avionëve edhe në terrene të tilla, në mënyrë që të fitojë betejat “e të tashmes dhe të së ardhmes”.
I futur në përdorim për herë të parë në vitin 1977, avioni A-10 ishte një prej armëve më të forta amerikane në Luftën e Ftohtë. I pajisur me një mitraloz GAU-8 Gatling – i madh sa një Volkswagen Beetle – ky avion kishte si synim mbrojtjen nga ajri të trupave që marshonin nga toka, ndërsa predhat e tij mund të shkatërronin makinat e blinduara e madje edhe tanket e armikut.
No speeding citations were issued during the exercise. pic.twitter.com/isAoy05FoV
— @MSPNorthernMI (@mspnorthernmi) August 5, 2021