Pentagoni ka përfunduar vendosjen e forcave në kontinent. Në Europë Brigada Ajrore e SHBA në kuadër të operacionit “Atlantic Resolve”. NATO mendon për një qendër antiterrorizëm pranë Komandës së Forcave Aleatë në Napoli.
Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar zyrtarisht ripozicionimin e forcave në Evropë, në kuadër të operacionit të NATO-s, “Atlantic Resolve”.
Brigada Ajrore e Divizionit të dhjetë, me bazë në Fort Drum, Nju Jork, natën e kaluar bëri një ndalesë në portin e Antverpit, në Belgjikë.
Divizioni i Dhjetë ka transferuar në Europë 1700 ushtarë, 700 mjete mbështetëse, 50 helikopterë UH-60 Black Haëk dhe dhjetë CH-47 Chinook. Brigatës së Aviacionit CAB do i bashkohet batalioni që vjen nga Fort Bliss, Teksas, me 400 ushtarë të tjerë dhe 24 helikopterë sulmi Apache.
Brigada Ajrore do të kryejë ndërrime në Letoni, Rumani dhe Poloni. Brigada e luftimit e aviacionit do të transferohet në Gjermani, ku do të veprojë në mbështetje të Brigadës s blinduar amerikane, e cila zbarkoi në Evropë muajin e fundit, dhe tashmë në fazë stërvitjesh në Poloni dhe shtetet balltike. Gjatë qëndrimit nëntë-mujor, brigada amerikane do të kryejë rotacione në Hungari, Poloni, Gjermani dhe Rumani.
Brigada e Tretë
Brigaa e Tretë, divizioni i katërt i këmbësorisë në Fort Carson, Colorado, ka transferuar në Europë 3500 ushtarë, 144 mjete të blinduara për këmbësorinë Bradley, 87 tanke M1A2 Abrams dhe 18 sisteme artilerie M109 Paladin. Komandoja e brigadës është vendosur në Poloni, me dy batalione: i pari i kalorësisë së luftimit dhe i dyti i artilerisë në terren shoqëruar me M109 Paladin. Operacione dhe ndërrime konstante në qytetin polak Orzysz, pranë enklavës ruse të Kaliningradit.
Një batalion i tankeve M1A2 Abrams patrullojnë rajonin Balltik, mes Letonisë dhe Estonisë. Dy batalione të këmbësorisë së mekanizuar, pajisur me M2 Bradley dhe Abrams do të ketë një pikëmbështetje në rajone rumune dhe bullgare. Një batalion Abrams, do të mbetet në Gjermani. Pentagoni tashmë ka përfunduar transferimin e pajisjeve të rënda në katër vendqëndrimet, në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë. Këta do i garantojnë SHBA disponueshmërinë e shpejtë të gjashtë mijë pajisjeve të rënda, në mënyrë që të zvogëlojnë kohën e reagimit gjatë emergjencave të mundshme globale. Në Norvegji, Pentagoni ka furnizuar strukturat që do të aktivizohen në rast emergjence për të mbështetur një Brigadë të Marinës, e përbërë nga 15.000 ushtarë me furnizime të plotë, për 30 ditë operacione (luftimesh të vërtetë). Ripozicionimi redukton kohën e reagimit, si dhe eliminon nevojën për të dërguar asete nga Shtetet e Bashkuara.
Nyjë antiterrorizëm në Napoli
NATO është duke zhvilluar një plan për të ngritur një qendër të re të inteligjencës dhe antiterrorizmit në Itali. Do të vendoset pranë Komandës së Forcave Aleate në Napoli dhe do të shërbejë si nyjë për analizimin e informacioneve të zbulimit që vijnë nga Siria, Iraku dhe Libia. Qendra e re është diskutuar tashmë nga administrata Obama, me një organikë ndërkombëtare të përbërë nga 90 njësi.
Javën e ardhshme, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis do të jetë në Bruksel për të takuar homologët e tij, gjatë dy ditëve të bisedimeve në selinë e NATO-s. Në rendin e ditës, lufta kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste. Në javët e fundit, Aleanca ka theksuar angazhimin e saj për të mbështetur koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme, si përshembull programi i përqendruar në stërvitjen e trupave në Irak. NATO, me qendrën e re në komandën strategjike operacionale, do të marrë një rol udhëheqës në mbledhjen e informacioneve për luftën kundër terrorizmit. /ilgiornale – bota.al