Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.
Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.
Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi.