Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka arritur në ndërtesën e Presidencës së Kosovës.
Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje ku shihet autokolona e Shefit të CIA-s derisa hyn në oborrin e Presidencës.
Nuk dihet se cilët nga figurat zyrtarë do ta takojë Burns gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.
Vizita në Kosovë e shefit të CIA-s vjen në kuadër të “turneut ballkanik” të kësaj jave, ndonëse nuk janë dhënë fare detaje rreth arsyes së vizitës.
Pas Bosnje-Hercegovinës, Burns vizitoi Serbinë më 21 gusht dhe as për këtë vizitë nuk janë dhënë informacione zyrtare.