Mes 18 të arrestuarve nga 32 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO në kuadër të operacionit të koduar ‘Golden Bullet’ është edhe oficeri policisë Leonard Palushi.
Leonard Palushi është shef i krimeve në Policinë e Lezhës, ndërsa më herët ka mbajtur të njëjtin post në Policinë e Elbasanit. Ai dyshohet se shiste informacione tek grupet kriminale dhe dekonspironte operacionet e policisë, pikërisht gjatë kohës që punonte në Elbasan.
Por emri i Palushit nuk është i panjohur. Kjo pasi ishte një prej kolegëve të nënkomisarit Saimir Hoxha, dhe ndodhej me të ditën kur Hoxha u vra nga Aldi Rama, ngjarje e ndodhur një vit më parë në Lezhë.
Për zbulimin e këtyre grupeve kriminale, hetuesit tërhoqën dhe analizuan 18 dosje penale që datojnë që në vitin 2011. Hetimet vijojnë ende, ndërsa nga 32 urdhërarreste, janë ekzekutuar 18 prej tyre.
Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave:
9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:
1- Nuredin Dumani, 35 vjeç
2- bHenrik Hoxhaj, 40 vjeç
3- Altin Ndoci, 35 vjeç
4- Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5- Skerdi Tasi, 31 vjeç
6- Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7- Ilirian Feci, 47 vjeç
8- Enver Diva, 43 vjeç
9- Besjan Xhixha, 31 vjeç
9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:
1- Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2- Leonard Palushi, 41 vjeç
3- Gentian Sharra, 48 vjeç
4- Fatos Gosa, 54 vjeç
5- Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6- Petrit Qoli, 51 vjeç
7- Agron Qoli, 52 vjeç
8- Agron Qafa, 48 vjeç
9- Asllan Plaku, 30 vjeç