Politika Shefi i NATO-s telefonon Edi Ramën për luftën në Ukrainë dhe Suedinë...

Shefi i NATO-s telefonon Edi Ramën për luftën në Ukrainë dhe Suedinë e Finlandën

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg thotë se është diskutuar në lidhje me mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus.

Kreu i NATO-s shton se me kryeministrin Rama kanë diskutuar dhe si mund të forcohej aleanca nga Suedia dhe Finlanda.

“Biseduam me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit të Rusisë. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, ka shkruar Jens Stoltenberg.