Bota Shefi i spiunazhit rus: Fati i Rusisë do të vendoset në ditët...

Shefi i spiunazhit rus: Fati i Rusisë do të vendoset në ditët në vijim

Kreu i agjencisë ruse të inteligjencës së jashtme ka deklaruar se fati i vendit do të vendoset në ditët në vijim.

Sergei Naryshkin, i cili kryeson SVR-në, tha në një panel në Moskë se Rusia po përjeton tani një moment vërtet historik.

“Fati i Rusisë po vendoset dhe vendi i saj i ardhshëm në botë”, tha Naryshkin.

Fjalimi i shefit të spiunazhit u fokusua në rëndësinë e sovranitetit. Ai u tha delegatëve se “sovraniteti është garanci e mirëqenies dhe dinjitetit të qytetarëve tanë, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë”.

“Në çështje të tilla, Rusia kurrë nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet, sepse përndryshe do të pushojë së qeni Rusi”.

Para pushtimit të Ukrainës, Naryshkin u bullizua nga presidenti Vladimir Putin në televizionin shtetëror gjatë një takimi të sigurisë kombëtare.