Aktualitet Shefi i Urgjencës së Traumës: Gjendja e deputetit e qëndrueshme, i plagosuri...

Shefi i Urgjencës së Traumës: Gjendja e deputetit e qëndrueshme, i plagosuri tjetër me dëmtime në kokë

Shefi i Urgjencës së Traumës në Tiranë, Gjovalin Bushi, shpjegoi gjendjen shëndetësore të dy pacientëve që erdhën nga spitali i Lushnjes, të dëmtuar si pasojë e shpërthimit të sotëm.

Për deputetin Bujar Çela u shpreh se do i nënshtrohet një ndërhyrjeje të gjatë në kohë pasi duhet parë me kujdes te pjesa e barkut, megjithatë ai theksoi se nuk ka dëmtime serioze.

Ndërsa për të plagosurin tjetër, 42 vjeç tha se ai ka dëmtime në kokë dhe hematomë masive dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

“42-vjeçari, pacienti që mbërriti ndodhet në sallën e operacionit, ka hematomë masive. I dyti është deputeti, atje është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjes, i kanë dhënë ndihmën e parë në Lushnje dhe tani sapo u fut në sallë. Ka disa dëmtime te barku, si gjendje është stabël. Do jetë ndërhyrje pak e gjatë, për efekt të kontrollit që do bëhet. Se ka cifle metalike që duhet të largohen. Pasi të dalë nga salla do ju japim sërish informacion”, u shpreh mjeku.