Extra Sheila Haxhiraj i dedikon këngë vëllait të ndjerë: Mami të kërkon çdo...

Sheila Haxhiraj i dedikon këngë vëllait të ndjerë: Mami të kërkon çdo ditë

Në ditëlindjen e saj të parë pa të, këngëtarja Sheila Haxhiraj zgjodhi t’i dedikonte një këngë të ndjerë vëllait të saj.

Me tekstin e shkruar nga vetë ajo, Sheila shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të saj të shtrenjtë.

“O engjëlli im je drita në errësirë, ta dish sa malli më ka marrë nuk po të them dot lamtumirë. Çdo ditë mami të kërkon se zemrën ia ke ti, babi qan me foton a po më vjen djali në shtëpi”, shkruan Sheila mes rreshtave të këngës.

Këngëtarja shkruan se kjo është dhurata për engjëllin e saj, teksa ndjen mungesën e urimit të tij në ditëlindjen e saj të 31-të.

“Një këngë shpirti për ty shpirti im”, shkruan ajo mes të tjerash.

Henri Haxhiraj, mesditën e 15 tetorit, i dha fund jetës duke lënë pas shumë dhimbje për familjarët e tij.