Një ngjarje tragjike të ndodhur në një galeri, të një miniere kromi në fshatin Lajthizë të Tropojës. Nga shembja e një masivi dheu kanë humbur jetën dy minatorë.
Viktimat janë Adil Dautaj 41 vjeç dhe Afrim Zhutaj, 43 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00 kur grupi i minatorëve ishin futur nëntokë. Ekspertët dhe grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.