Komisioni Evropian shpreh keqardhjen që autoritetet shqiptare nuk ndoqën rekomandimin për dialog, duke vijuar me planet e shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Teatri u shemb në kohën kur ne kishim kërkuar dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile, para se të ndërmerrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që rekomandimi ynë nuk u ndoq”, tha zëdhënësja Ana Pisonero Hernandez në një deklaratë, ditën e hënë.
Ajo shtoi më tej, se Komisioni Evropian ndoqi me shqetësim të thellë zhvillimet në terren, veçanërisht pasi konstatoi përdorimin e forcës.
“Vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”, përfundon deklaratën, zëdhënësja e KE.