Besoni se jeni një çift modern? Nëse po, deri në çfarë pike mund të arrini? Sipas shumë personave, besimi absolut është një koncept qesharak dhe monogamia thjesht nuk bën pjesë në natyrën njerëzore. Në fakt, pjesa më e madhe e çifteve beson thellësisht se një lidhje serioze është ajo që përfshin dy njerëz, ndërsa çdo tjetër që përfshinë një të tretë është tradhti.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: marrëdhëniet e hapura nuk janë për të gjithë.
Më poshtë do të gjeni një skemë për të kuptuar nëse jeni 100% monogam ose në mendjen tuaj mund të ketë pak hapësirë për një kundër mendim.
1. Tipi romantik: të jeni besnik është një gjë e bukur, por nuk është e nevojshme
Të ashtuquajturit “romantikë” i duan gjestet e bukura, emocionet e bukura dhe po ashtu edhe grindjet e tilla. Ja përse ata i premtojnë gjysmës tjetër një jetë së bashku dhe janë kaq pasionantë. Por ky pasion është i njëjti që mund të çojë në një tradhti të mundshme. Nëse ju pëlqen të keni një lloj pasigurie dhe xhelozie brenda dashurisë tuaj të dashurisë, atëherë është e mundur që një lidhje e hapur mund të funksionojë.
2. Tipi simbolik: besimi është gjithçka
Dy persona që bëjnë çdo gjë bashkë nuk mund të jetojnë kurrë pa besim. Është çifti tipik që ka një llogari të përbashkët facebook-u, që shkojnë gjithmonë bashkë nëpër festa dhe që shpesh u prezantohen të tjerëve si një “njësi” unike. Padyshim, në këtë tip raporti, nuk ekziston mundësia e asnjë hapësire për një lidhje të hapur.
3. Tipi posesiv: jemi unë dhe ti
Është e thjeshtë të ngatërrosh besimin me kontrollin. A ju ka ndodhur ndonjëherë që të mendoni për t’i lexuar me patjetër mesazhet e partnerit tuaj për të ditur se çfarë po bën? Ky çift nuk duhet të mendojë kurrë për një tradhti, e çfarëdo lloji qoftë ajo. Thjesht nuk do të funksiononte, sepse një lidhje e hapur kërkon një lloj mungese kontrolli.
4. Tipi i festave: për çfarë shërben të qenët besnik?
Jeni një çift i bukur dhe bini dakord në mënyrë perfekte, por ekzistojnë edhe disa gjëra të tjera. Preferoni flirtet dhe mbrëmjet në diskotekë, premtimet e dashurisë së përjetshme apo mbrëmjet në divan duke parë një film. Për këtë një lidhje e hapur mund të ndodhë në rastin tuaj, por kërkoni të jeni sa më të ndershëm të jetë e mundur. Sigurohuni që personi tjetër të dijë se çfarë keni në mendje me detaje.
5. Tipi individualist: të qenët besnik është jashtë mode
Ka çifte aq të sigurta për marrëdhënien e tyre të dashurisë saqë nuk kanë nevojë të jenë besnik për të ditur se duhen dhe respektohen. Kjo ndodh shpesh me personat që janë bashkë prej shumë kohësh dhe e dinë ekzaktësisht atë që mund të japin dhe të marrin në çift. Nëse besoni se dashuria dhe seksi janë dy gjëra komplet të ndryshme, atëherë nuk do të jetë e vështirë për të pranuar faktin se partneri juaj është i duhuri në shtrat me një person tjetër. Gjithsesi, edhe në këtë rast është mirë që të stabilizoni kushtet e lidhjes në mënyrë të qartë dhe ekuivoke. Do të jetë një zgjedhje ekstroverse dhe ultramoderne, por një lidhje e hapur mund të shërbejë që të ndiheni më të rinj dhe të lumtur. Gjithsesi, fiksojeni në mendje se cilësia e një marrëdhënieje nuk matet vetëm me besnikëri dhe një lidhje e hapur mund të ketë të njëjtën vlerë si ajo monogame. Gjëja më e rëndësishme është që të qëndroni gjithmonë besnikë të vetes dhe vlerave tuaja. Mos e lini partnerin tuaj që t’ju bindë për të provuar diçka që nuk ju pëlqen ta bëni. Nëse keni nevojë për besim në historinë tuaj, nuk është një gjë që do të ndryshojë dhe nuk ka asnjë nevojë për të ndryshuar.