Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të bëjmë tjetrin/ën të vuajë falë sjelljeve tona, por edhe falë zodiakut. Ndoshta nuk e besoni, por shenja e horoskopit mund të përcaktojë nëse do të vuani e lëndoheni në dashuri.
Binjakët
Duke qenë se janë persona që ëndërrojnë, hyjnë në lidhje me shpresën se do përjetojë lumturi në këtë lidhje, por duke menduar kështu, mund të vuajnë nga realiteti dhe zhgënjimet e mundshme.
Gaforrja
Janë emotivë, ndaj mund të vuajnë shumë në dashuri. Ashtu siç lidhen me lehtësi dhe dedikojnë të gjithë dashurinë e tyre personit që dashurojnë, përfundojnë duke vuajtur sepse vënë re se nuk po ndodh gjithçka ashtu siç e kishin parashikuar.
Virgjëresha
Kanë shumë kujdes në jetën e tyre sentimentale, por mund të lëndohen shumë duke dhënë nga vetja dhe duke mos marrë të njëjtin shpërblim. Ekspozimi i lartë i ndjenjave kthehet në një hidhërim të madh për ta.
Peshorja
Peshoret janë romantike dhe kjo mund t’i çojë në trishtim dhe vuajtje në marrëdhëniet e tyre të dashurisë. Tërheqin shumë shpesh drejt vetes dashuritë e pamundura dhe është pikërisht atëherë që mund të nisë një dramë në jetën e tyre sentimentale.
Ujori
Fatkeqësisht Ujori nuk di të masë emocionet dhe arsyen dhe pikërisht për këtë, mund të mos e kuptojë kur lidhja e dashurisë mund t’i sjellë vuajtje. Ujorët duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë ndjenjat e tyre, pasi vetëm atëherë do jenë në gjendje të kenë sukses në dashuri.
Peshqit
Janë njerëz besnikë, romantikë dhe të ndjeshëm e kjo mund t’i sjellë shumë dhimbje dhe vuajtje, sidomos kur vënë re se partneri/ja nuk ka të njëjtat ndjenja.