Cilësitë e tyre janë të integruara në variabla të ndryshme si niveli i përgjegjësisë, afeksioni, lidershipi, së bashku me shumë të tjera. Të kesh një fëmijë dhe të bëhesh nënë apo baba është një detyrë shumë e vështirë.
Dhe megjithëse nuk ekzistojnë formula për të pasur sukses në këto role, disa çifte të shenjave të ndryshme zodiakale, së bashku janë prindër të shkëlqyer.
Akrepi dhe Peshorja:
Akrepi është një shenjë e fortë, me opinione kontroverse dhe të sinqerta. Ndërsa peshorja arrin stabilitetin e duhur, sepse i merr gjërat lehtë dhe eviton problemet. Kur të dy shenjat bashkohen për të formuar një familje, janë prindër me shumë karakter dhe zemër të madhe.
Peshqit dhe Binjakët:
Shenja e peshqve udhëhiqet nga emocionet, për këtë arsye do të jetë perfekte shoqëria e Binjakëve përgjegjës në kulm. Këto dy shenja do të jenë prindër të suksesshëm dhe do të kenë një marrëdhënie shumë të dashur me fëmijët.
Shigjetari dhe Luani:
Personat e lindur nën shenjën e Luanit janë liderë në gjithçka dhe së bashku me Shigjetarin do të dinë të ecin para në mënyrë të pavarur. Këta çifte do të ndikojnë që fëmijët e tyre të marrin vendime të suksesshme në të ardhmen.