Aktualitet Shënjestrat e reja të OFL/ Të dënuar për vrasje, trafik droge, e...

Shënjestrat e reja të OFL/ Të dënuar për vrasje, trafik droge, e shfrytëzim prostitucioni

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shënjestër pasurinë e katër personave të tjerë në qarkun e Fierit.

Shtetasit që duhet të bëjnë vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, janë:

Astrit Gjoni, banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata Lushnjë, për veprën penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe nga Gjykata e Catanzaros, Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

Shaban Zenaj, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, për veprën penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”.

Petrit Sulejmani, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”;

Esat Mehmeti, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.