Aktualitet Shënohet rasti i parë me Covid-19 në burgjet shqiptare

Shënohet rasti i parë me Covid-19 në burgjet shqiptare

Shënohet rasti i parë me Covid-19 në burgje dhe bëhet fjalë për një të dënuar te burgu 313.

I infektuar ka rezultuar italiani 44 vjeçar G.C i cili është i izoluar në karantinë në burg duke u veçuar nga të burgosurit e tjerë.

Në testin e parë G.C sot ka rezultuar negativ, ndërsa në testin e dytë është konfirmuar pozitiv me Covid.

Ai kërkohet të ekstradohet nga Italia pasi akuzohet se është pjesë e një grupi mafioz. Bëhet me dije se italiani është arrestuar nga Renea në vitin 2016.

Nga ana e Drejtorisë së Burgjeve përsa i rastit të të burgosurit, nuk ka ende një reagim.