Burkina Faso është vendi i parë në Afrikën sub-Sahariane që konfirmon viktimën e parë nga virusi i Covid-19 që ka pushtuar aktualisht gjithë botën.
Viktima është një 62 vjeçar, i cili vuante nga sëmundje të tjera dhe që ka shërbyer si zv/president i Asamblesë Kombëtare të vendit afrikan.
Ekspertët kanë bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme përndryshe sistemi shëndetësor në Afrikë mund të kolapsojë në një kohë të shkurtër. Për këtë arsye shumë vende kanë nisur të aplikojnë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Kështu, Nigeria bën me dije se nga e shtuna do të ndalojë hyrjen linjat ajrore nga vende që kanë më shumë se 1000 raste me koronavirus. Shumë vende të tjera afrikane kanë mbyllur shkollat më herët, një hap ky që është ndjekur dhe nga shumë vende në Evropë.