Si çdo zanafillë e shërbimeve mjekësore, edhe historia e stomatologjisë, është një ndër ato profesionet më të vjetra, e cila është e njohur 7000 vjet para erës sonë. Ky verifikim kohor është bërë nga Shoqata Amerikane të Arsimit Dentar, ku ndër të tjera ata shkruajnë se ushtrimi i këtij profesioni u bë në qytetërimin e shtrirë në luginën e lumit Indus në Pakistanin e sotëm, në Afganistanin verilindor dhe India veriperëndimore, duke përdorur metoda primitive me pajisje prej druri.
Mijëra vjet më vonë, filloi të ushtrohej në Greqinë e lashtë, duke përdorur metoda dentare për nxjerrjen e dhëmbëve.
Stomatologjia është e njohur dhe e ushtruar, edhe në qytetërimet e lashta si ajo e Egjiptit dhe të Kinës. Në vitin 1973, u botua studimi i parë mbi stomatologjinë nga kirurgu francez, Pierre Fauchard, studim ky që u hapi i parë i stomatologjisë moderne. Në vitin 1840, u hap shkolla e parë dentare, në SHBA, i quajtur Kolegji Baltimore i Kirurgjisë Dentare.
Edhe në Europë, dentaria filloi të zhvillohej me shpejtësi.
Si e tillë edhe në vendin tonë, mbërriti në vitin 1937, ku u hap klinika e parë dentare private në Shkodër, nga stomatologu Hasan Kaduku. Ai u diplomua në vitin 1908, në Stamboll dhe është dentisti i parë në vendin tonë.
Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, në vitin 1959, u hapë Fakulteti i Mjekësisë Dentare, e cila fillon me themelimin e Degës së Stomatologjisë. Në vitin 1964, kjo degë organizohet me tre katedra, ku studiuan edhe dentistët e parë shqiptarë, të cilët u shpërndanë në të gjithë vendin tonë. Midis tyre, ishin edhe disa dentistë tepelenas, të cilët ishin të parët që kanë dhanë kontributin e tyre, në të gjithë rrethin e Tepelenës.
Në qytetin e Tepelenës, shërbimet e para dentare filluan në vitin 1960. Në vazhdim, do të sjell të gjithë emrat e dentistëve dhe laboranteve që kanë punuar në klinikat dentare në qytetet Tepelenë, Memaliaj dhe në të gjithë rrethin tonë;
Në qytetin e Tepelenës, dentisti të parë të viteve 1960 janë: Ismet Shehu, Luan Dervishi, Dine Dervishi, Eleni Done, Bashkim Beshika dhe Vojsava Londo (Draçi). Nga viti 1970 dhe në vazhdim, kanë punuar këta dentistë dhe laborantë: Sevo Miçi, Valbona Çela, Flora Dervishi, Hysni Kasemi (kirurg), Haki Doda, Leonora Hoxha (Çibuku), Nazmi Mixolli, Halim Poda, Liljana Bilaj, Bejaze Murati (laborante), Lavdije Bega (laborante), Olllga Muçi (laborante), Teuta Sherifi (laborante), Bejaze Murati (laborante).
Ndërsa në qytetin e Memaliajt, kanë punuar këta dentistë dhe laborante: Qemal Mullaj (i pari), Nazmi Minxolli, Tenije Shehu, Luan Dervishi, Yllka Gjura, Violeta Malka, Leonora Hoxha (Çibuku), Flutura Dervishi, Engjëllushe Pasha, Liljana Bilaj, Lule Lika (laborante), Hatixhe Hajnaj (laborante), Fatbardha Rusto (laborante), Lavdije Bega (laborante), Arta Çinaj (laborante), Liri Shehu (laoborante), Frosina Ferro (ndihmëse), Suzana Meçe (laborante), Liljana Hoxha (laborante), Flora Veizi (laborante), Andi Velaj (stomatolog) dhe çifti stomatolog, Thaol Liçe dhe Esmeralda Hoxha (Liçe), të cilët punojnë ende në klinikën e tyre dentare në Memaliaj …etj.
Nga dentistët e vjetër, është Tenije Shehu, e cila ka punuar për disa vite, në klinikën e saj dentare në Tiranë.
Ndërsa dentisti Nazmi Minxolli, punon ende tek klinika e tij dentare në Vlorë.
Në vazhdim, po sjell disa komente të bëra nga bashkëqytetarët memaliotë:
Liri Mullaraj (Beqiri): “Qemal Mullaj, ishte dentisti i parë në Memaliaj, qysh në vitin 1960 dhe një specialist i shkëlqyer, për vendosjen e urave dhe veshjen e dhëmbëve. Atëherë nuk kishte porcelan. Dikush i vishte dhëmbët me një metal ose shkrinin ndonjë flori. Dr. Qemalin e kaluan me punë në dentarin e fshatit Izvor, si shkak i luftës së klasave.”
Flora Tushaj (Çakalli): “Në klinikën dentare të Memaliajt, në vitin 1973, kur kam filluar punë si laborante gjaku në poliklinikë, kanë punua dentistë, Nazmi Minxolli, Luan Dervishi, Violeta Malkaj dhe Tenije Seiti (Shehu). Ndërsa laborante-dentist kanë punuar, Arta Çinaj (kunata e Faik Çinaj), Hatixhe Shehu (Hajdnaj). Liljana Hoxha dhe Flora Veizi vinin nga Tepelena. Mjekja dentiste, Engjëllushe Pasha, ka punuar pak kohë në Memaliaj, në dentarin e shkollës, pastaj kaloi me punë në Tepelenë.
Jorgo Ferro: “Tek Klinika Dentare e Memaliaj, ka punuar për trevjet (1964-67, edhe mamaja ime, Frosina Ferro. Ajo punonte si ndihmëse laborante. Në atë kohë, teknik dhëmbësh, punonin Suzana Meçe dhe Liri Shehu.”
Dentistët dhe laborantet që kanë punuar në Klinikat Dentare që shërbenin nëpër fshatrat e rrethit të Tepelenës, janë: Izvorë: Qemal Mullaj; Buzë: Engjëllushe Pasha (Agaraj), Hysni Kasëmi, Viktor Shehu, Enver Brahimi dhe Lindita Hysi (Laçi), e cila ka punuar në vitin 1995; Selckë e Madhe: Sevo Miçi, Agron Velaj, Lulëzime Nazeraj, Astrit Sinomati; Dukaj: Fiqo Bejko (Hadëri), Hatixhe Çuedari, Violeta Duli (Dukaj), Fatmira Shahaj (Mamaj); Mamaj: Fato Shahaj; Dragot: Dine Dervishi, Dafina Shkurti, Liri Malo; Levan: Petrit Hasani, Luan Licaj; Zhapoikikë: Pashako Durmishi (Paza); Sinanaj: Kristo Xoro, Liljana Bilaj; Krahës: Vojsava Londo (Draçi), Vasilika Elmazi (laborante), Kristo Xoro, Luan Licaj, Jorgo Konti, Violeta Liti, Liri Malo; Maricaj: Petrit Hasani, Lena Done, Vjosava Londo (Draçi); Hormovë: Halim Poda, Sevo Miçi, Viktor Shehu Flora Dervishi stamatologe. Teuta Sinomati (laborante), Lavdie Saraçi (laborante). Liljana Hoxha (Bilaj); Progonat: Hëna Kuca (Milori), Jorgo Konti, Bashkim Beshikaj, Sevo Miçi, Nazmi Minxolli, Viktor Shehu, Fatbardha Hoxha; Nivicë Dhurata Lena Lizaj dhe Dafina Sinani Mema.
Edmond Ismailati
Janar, 2024