Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaron se qeveria nuk po i jep asnjë ndihmë biznesit të mesëm, i cili është më i godituri nga pandemia.
Gjatë takimit me përfaqësues të shërbimit taksi, Basha tha se duhet t’u hiqet taksa mbi karburantin dhe të zbatohet propozimi i PD për dhënien e pagës prej 1000 euro për 6 muaj.
“Plani ynë i Rimëkëmbjes me 5 pika është një ndihmë shpëtimtare veçanërisht për biznesin e taksive në 6 muajt e ardhshëm:
1. Çeku prej 1000 eurosh për gjashtë muajt e ardhshëm mbulon kostot e larta të licencës, taksave lokale dhe shërbimeve teknike shtesë, që taksistët kanë vite që s’i përballojnë dot;
2. Pagesa mujore shtesë prej 160 mijë lekësh për ata që kanë humbur punën, shtesa prej 20 mijë lekësh për të gjithë pensionistët dhe nxitja e ripunësimit duke ndihmuar me 20 mijë lekë në muaj bizneset për çdo ripunësim;
E gjithë paketa do të ndihmojë konsumin me mbi 300 milionë euro dhe do të zbusë ngërçin e konsumit në tërësi”, u shpreh Basha.