Një lajm i mirë për Partizanin. Ka qenë vetë klubi i kuq që ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në Facebook shërimin e plotë të një tjetër futbollisti që ishte prekur nga COVID-19. Pas Dejan Boldor dhe Besnik Feratit, edhe talenti Esat Mala është shëruar pasi edhe testi i dytë që ka kryer ka rezultuar negativ.
Edhe Esat Mala është gati për dy ndeshjet e fundit sezonale të Partizanit, ndërsa të kuqtë tashmë presin edhe përgjigjet e testeve që do të kryejnë dy lojtarët e tjerë të prekur nga koronavirusi Erald Çinari dhe Kristi Kote.