Pas shërimit nga Covid-19, Imzot George Frendo i është drejtuar me një mesazh besimtarëve të krishterë.
Arqipeshkëvi Metropolit i Tiranë-Durrës paralajmëron se do të kremtojë meshën e së dielës, në 6 Dhjetor.
Imzot Frendo, pasi rezultoi me Covid-19 u dërgua me urgjencë për kurim drejt Italisë, ku mori edhe ndihmën e shpejtë për shkak të problemeve që kishte me frymëmarrjen.
Në mesazhin drejtuar shqiptarëve, Imzot Frendo ka falenderuar ata që u lutën për shëndetin e tij.