Tre vëllezër kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve me armë, pas një konflikti mes dy familjeve në Fushë-Milot të Kurbinit.
Sipas policisë, në konflikt u përfshinë dy familje për motive pronësie. Nga njëra palë ishin S. M., djali i tij V. M. dhe shtetasi P. M., vëllai i shtetasit S. M. Ndërsa pala tjetër ishin tre vëllezërit Y. V., S. V. dhe E. V.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta vëllezërit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri E. V.
Policia arrestoi dy prej të dyshuarve, S.M. dhe P.M., ndërsa në kërkim është shpallur V.M. Në banesën e tyre u sekuestruan municione luftarake.
Të tre të dëmtuarit janë aktualisht në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të këtij rasti.