Shtatë persona janë vënë në pranga pasi u konfliktuan brenda një lokali në Malësi të Madhe duke prishur qetësinë publike. Sipas Policisë, janë arrestuar në flagrancë F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut.
Gjithçka ka ndodhur në ambientet e një lokali në Koplik, ku dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit
“Malësi e Madhe, Shkodër: Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik ndërmjet 7 shtetasve. Vihen në pranga të 7 këta shtetas, pasi për motive të dobëta, kanosën njëri-tjetrin, si dhe duke u konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali, prishën qetësinë publike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Koplik, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.
Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.