Shqiptari Gazmir Pepmarku, 40 vjeç është dënuar në Itali me 11 vjet heqje lirie për vrasje të mbetur në tentativë.
Pavarësisht dënimit maksimal, ai gjithmonë ka thënë se plagosjen me thikë e bëri për vetëmbrojtje.
“Unë u sulmova me shishe nga një grup marokenësh dhe si vetëmbrojtje përdora thikën”, ka thënë ai gjithmonë përpara organeve të drejtësisë. Mbrëmjen e 3 nëntorit 2017, shqiptari u përfshi në sherr me dy marokenë, brenda ambienteve të një lokali në San Giuliano Milanese.
Atë mbrëmje ai ka qenë i shoqëruar edhe nga një tjetër shqiptar, ku edhe ky është dënuar me 9 vjet e 9 muaj burg.
Gjykata ka dënuar me dy vjet burg dy marokenët e 38 dhe 35 vjeç, të përfshirë në rrahje. Më i riu, i cili kishte pësuar lëndime serioze në trup nga goditjet e thikës, iu dha një kompensim prej 50,000 eurosh.