Aktualitet Sherr me thika mes dy punonjësve të OSHEE, njëri plagoset, tjetri në...

Sherr me thika mes dy punonjësve të OSHEE, njëri plagoset, tjetri në pranga

Një sherr mes dy punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit dhe arrestimin e tjetrit.

Sipas policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Aty dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

“Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.