Aktualitet Po konsumonin alkool në lokal, konfliktohen me njëri-tjetrin. Plagoset me thikë 58-vjeçari

Po konsumonin alkool në lokal, konfliktohen me njëri-tjetrin. Plagoset me thikë 58-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” pranë gjimnazit “Partizani”.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri 58-vjeçar është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, autori i dyshuar, një 47-vjeçar, është arrestuar nga policia. Ai është person me precedent të mëparshëm penal.

Të dy kanë qenë në një lokal në të njëjtën tavolinë duke konsumuar alkool kur ndodhi sherri me pasojë plagosjen.

Shkaqet e konfliktit po hetohen nga policia.