Një konflikt ka ndodhur mes disa të rinjve pranë një lokali në QSUT. Njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia ka njoftuar se kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes. Ai është një 37-veçar. Sipas uniformave blu në sherr janë përfshirë 9 persona.
“Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër”, njoftoi policia.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të plagosur. Po ashtu është sekuestruar arma e përdorur në krim.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.