Blutë e Durrësit kanë nisur hetimet në lidhje me një sherr mes femrave që ka ndodhur një ditë më parë.
Shtetaset me inicialet M.H., e A.B, përkatësisht 41 dhe 26 vjeç, kanë goditur me mjete të forta shtetaset me inicialet N.B dhe L.H, 60 e 50 vjeç. Ende nuk dihet se kush kanë qënë shkaqet që kanë çuar në këtë situatë.
“Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetaset M.H e A.B, 41 e 26 vjeç, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, kanë goditur me mjete të forta shtetaset N.B dhe L.H, 60 e 50 vjeç, banuese në Durrës”.