Një përplasje mes ultrasve të Interit, ka përfunduar me një të vdekur dhe një të plagosur.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 36-vjeçari Antonio Bellocco, pjesë e tifogrupit të Interit, është vrarë me thikë nga 49-vjeçari Andrea Beretta, lider historik i ultrasve të Interit “Curva Nord”.
Pas një sherri në afërsi të qytetit të Milanos, thuhet se Antonio Bellocco, i dënuar në të kaluarën si pjesë e klanit Rosarno të ‘Ndrangheta-s, ka plagosur në këmbë me armë Andrea Beretta-n. Ky i fundit ka reaguar menjëherë dhe e ka goditur në qafë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, me policinë dhe ambulancat që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Aty u konstatua vdekja e Belocco-s, ndërsa Beretta u transportua në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Sherri ka ndodhur në zonën e quajtur “Cernusco sul Naviglio”, aty ku mblidhen shpesh ultrasit e Interit.