Mikel Spirollari, 40 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
I plagosuri ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes komshinjve. Konkretisht, 40-vjeçari u qëllua me armë nga Gentian Kuqi 50 vjeç.
Ky i fundit është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas të dhënave të para, plagosja ndodhi pas një sherri për zhurmat.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË DURRËSIT:
Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.